Kontrabandoi mallra pa dokumentacionin përkatës, në pranga 42-vjeçari Kapshticë

1 Maj 2026 | 13:46

Një 42-vjeçar është vënë në pranga këtë të premte në pikën kufitare të Kapshticë, pasi u kap duke kontrabanduar mallra (këpucë) pa dokumentacionin përkatës.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë M. C., 42 vjeç, të cilit gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin me të cilin udhëtonte, në bagazhet e tij iu gjet një sasi mallrash të dyshuara të kontrabanduara, këpucë, konfeksione, aksesorë rrobaqepësie, të padeklaruara në organet doganore.

“Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Goditet një tjetër rast i kontrabandës.

Kontrabandoi mallra të ndryshme (një sasi konfeksionesh dhe këpucësh) pa dokumentacionin përkatës, vihet në pranga 42-vjeçari.

Sekuestrohet sasia me konfeksione, këpucë dhe aksesorë të ndryshëm, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Degës Doganore Kapshticë në hyrje të RSH-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë një autobus, me të cilin udhëtonte si pasagjer shtetasi M. C.

Nga kontrolli i ushtruar në autobus, në bagazhet e këtij shtetasi u gjetën një sasi me mallra të dyshuara të kontrabanduara (këpucë, konfeksione, aksesorë rrobaqepësie) të padeklaruara në organet doganore. Sasia me mallrat e dyshuara kontrabandë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi M. C., 42 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026