Shkelje ligjore dhe trajtim johuman, raporti i KLSH hedh dritë në keqmenaxhimin e pandemisë
Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi të enjten raportin përfundimtar mbi menaxhimin e situatës epidemiologjike nga COVID-19 në Shqipëri ku kritikoi Ministrinë e Shëndetësisë për keqmenaxhim të pandemisë.
KLSH thotë se institucionet përgjegjëse kishin mungesa të kapaciteteve spitalore, fonde financiare të pamjaftueshme, mangësi në stokun e materialeve të mbrojtjes personale (MMP-ve), pamjaftueshmëri në trajnimet e stafit mjekësor, pasiguri në vendin e punës etj.
LEXONI GJITHASHTU: Ku gaboi qeveria me menaxhimin e pandemisë, gjetjet e plota të raportit të KLSH
“Rritja e numrit të kërkesave për testim, mosfunksionimi i spitaleve dhe laboratorëve rajonalë u shoqëruan me rritje të kohës së pritjes së qytetarëve nga kryerja e tamponit deri në marrjen e përgjigjes nga laboratori i virologjisë. Si pasojë u rrit, si numri i pacientëve që trajtoheshin me antibiotikë pa u konfirmuar të infektuar me COVID-19, ashtu edhe i atyre që filluan trajtimin vonë në pritje të rezultateve të testit”, thuhet ndër tjerash në raport.
KLSH sugjeron riakreditimin e laboratorëve jopublikë për Covid-19, me pjesëmarrjen e DPA-së pasi thotë se Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit – organi që akrediton laboratorë testues, mjekësorë dhe kalibrues është përjashtuar nga e drejta e saj ligjore, pasi kompetencat iu morën nga Komiteti i Ekspertëve dhe Ministria, duke cenuar vërtetësinë e analizave laboratorike për Covid-19.
Raporti i KLSH-së thotë po ashtu se Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për njohjen e të drejtës së 8 laboratorëve jopublikë për kryerjen e testit RT-PCR për SARS-COV-2, gjë që nuk ka referencë ligjore të cituar në Urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
“Rrjedhimisht kjo vendimmarrje nga MSHMS është e pa bazuar dhe në kundërshtim me Ligjin”, thuhet në raport.
Sipas KLSH-së, Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2016-2020 i munguan planet konkrete të veprimit në nivel strategjik dhe operativ, objektiva dhe përshtatja për pandeminë si dhe thotë se vonesat në kohë lidhur me sistemin e lajmërimit mbi situatën shëndetësore vunë në rrezik jetën e qytetarëve por edhe stafeve mjekësore.
Kontrolli i Lartë i Shtetit kritikon gjithashtu strategjinë e rekuperimit të aspektit financiar, për të cilën thotë se nuk ishte zhvilluar përmes një procesi inkluziv dhe transparent dhe të përfshinte palët e interesuara përkatëse në secilën fazë.
Në raport thuhet se ka pasur dhe ka mungesë e një plani masash për rimëkëmbjen e ekonomisë pas COVID–19 dhe shton se deri tani “nuk ka akoma ndonjë plan të plotë konkret apo qoftë edhe draft, disamujor apo disavjeçar për rimëkëmbjen ekonomike”.
KLSH po ashtu thotë se dalja me vonesë nga koha e shfaqjes së pandemisë e urdhrit për rimbursimin e pacientëve Covid dhe mos informimi i tyre me mjetet e duhura të informacionit nga mjekët e familjes në qendrat e shëndetësore, sollën një “trajtim jo human dhe social të pacientëve”.
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush