Kontrolli në paraburgimin e Vlorës, reagon Drejtoria e Burgjeve
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me kontrollin e bërë sot në paraburgimin e Vlorës.
Përmes një njoftimi të ndarë në rrjetin social Facebook, drejtoria sqaron se gjatë kontrollit u sekuestruan 3 televizorë dhe 1 aparat digjital i pavulosur, si dhe u konstatuan dhe sekuestruan sende të ndaluara të prodhuara në mënyrë artizanale.
“Në vijim të kontrolleve të befasishme për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare, sot, datë 25.04.2026, u zhvillua një aksion kontrolli në IEVP Vlorë.
Në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi kontrolli u ushtrua nga Forcat Operacionale dhe Speciale, në bashkëpunim me forcat e Grupeve te Sigurisë nga IEVP Durrës, Elbasan, Fier dhe Berat.
Gjatë kontrollit u verifikuan regjimi i brendshëm dhe ai i jashtëm, përfshirë 58 dhoma dhe ambientet e përbashkëta.
Nga kontrolli i ushtruar, për rikontroll u sekuestruan 3 televizorë dhe 1 aparat digjital të pa vulosur, si dhe u konstatuan dhe sekuestruan sende të ndaluara të prodhuara në mënyrë artizanale.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vijojë kontrollet e befasishme në të gjitha institucionet penitenciare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe respektimit të ligjshmërisë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Burgjeve.
Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
Dita e 48-të, qytetarët mbyllin fjalimet para Kryeministrisë. Marshim në rrugët e Tiranës
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit