“Koordinata”, zbulohen mbi 5999 rrënjë kanabis në Shkodër, procedohen 5 kryepleq
Një operacion i gjerë i Policisë së Shkodrës për goditjen e kultivimit të paligjshëm të lëndëve narkotike ka çuar në zbulimin dhe asgjësimin e 5999 bimëve dhe fidanëve kanabis sativa, të mbjella në disa zona malore të qarkut.
Operacioni i koduar “Koordinata”, i zhvilluar nga toka dhe ajri me patrulla këmbësore dhe dronë, identifikoi disa parcela të kultivuara me bimë narkotike, kryesisht në njësitë administrative Pult, Shalë, Shosh dhe Temal.
Në përfundim të veprimeve, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë:
2 roje mjedisi dhe 5 kryepleq fshatrash, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”.
Një shtetas është shpallur në kërkim, si i dyshuar për kultivimin e mbi 2 mijë bimëve narkotike.
Rastet e evidentuara nga Policia:
Njësitë administrative Pult, Shalë dhe Shosh (Shkodër)
U asgjësuan 688 bimë kanabis.
U proceduan:
- A. dhe L. M., roje mjedisore;
- L., kryeplak i fshatit Nëmavrriq;
- V., kryeplak i fshatit Ndrejaj.
Njësia administrative Temal (Vau i Dejës)
U zbuluan dhe u asgjësuan 5311 bimë dhe fidanë kanabis.
U proceduan:
- M., kryeplak i fshatit Toplanë;
- M., kryeplak i fshatit Kishë-Arrë;
- B., kryeplak i fshatit Qerret.
Një person në kërkim
Në vijim të operacionit, u shpall në kërkim D. F., 32 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, si i dyshuar për kultivimin e 2127 bimëve narkotike të gjetura më 24 prill 2025 në fshatin Vigë-Mnelë.
Policia e Shkodrës njofton se po vijon puna për kapjen e D. F. dhe për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të tjerë të përfshirë në kultivimin e paligjshëm të lëndëve narkotike.
Njoftimi i plotë i policisë
Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të kanabisit.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj, në kuadër të operacionit të gjerë “Koordinata”, kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i monitorimit nga ajri me dronë dhe nga toka me patrulla këmbësore, janë gjetur dhe asgjësuar 5999 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Procedohen penalisht për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, 2 roje të mjedisit dhe 5 kryetarë të fshatrave ku ishin kultivuar bimët dhe fidanët narkotikë.
Gjithashtu, shpallet në kërkim 1 shtetas i dyshuar për kultivimin e 2127 bimëve narkotike që u gjetën disa javë më parë në fshatin Vigë-Mnelë.
Rastet konkrete:
Njësitë administrative Pult, Shalë dhe Shosh, Shkodër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën të kultivuara në disa zona dhe asgjësuan 688 bimë të dyshuara narkotike. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. A. dhe L. M., roje mjedisore, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;
-L. L., kryetar i fshatit Nëmavrriq, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;
-N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj, për moskallëzim krimi.
Njësia administrative Temal, Vau i Dejës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën të kultivuara në disa zona dhe asgjësuan 5311 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë. Për këto raste nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Z. M., kryetar i fshatit Toplanë, për shpërdorim detyre;
-G. M., kryetar i fshatit Kishë-Arrë, për shpërdorim detyre;
-F. B., kryetar i fshatit Qerret, për shpërdorim detyre.
Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpall në kërkim shtetasi D. F., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 12.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi nga hetimet dyshohet si autor i kultivimit të 2127 bimëve narkotike që u gjetën nga shërbimet e Policisë, më datë 24.04.2025, në fshatin Vigë-Mnelë.
Vijon puna kapjen e shtetasit D. F. dhe për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.
Policia e Shtetit mbetet e vendosur në luftën kundër kultivimit të drogës, në çdo zonë të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni