Shkodër/ Asgjësohen 1408 bimë narkotike, vihet në pranga 34-vjeçari

16 Qershor 2025 | 11:25

Policia e Shkodrës, ka zhvilluar kontrolle në të gjithë territorin e Shkodrës me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivimin e bimëve narkotike.

Si rezultat, shërbimet policore kanë konstatuar dhe asgjësuar 1408 bimë të dyshuara narkotike kanabis në fshatin Gomsiqe. Gjatë një ndërhyrjeje, janë gjetur 130 bimë narkotike, ndërsa shtetasi me iniciale D. Gj., 34 vjeç, banues në këtë fshat, është arrestuar nën dyshimin se ka kultivuar këto bimë. Pas konfiskimit, bimët janë asgjësuar përmes djegies.

Po ashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në territorin e njësisë administrative Temal, kanë zbuluar dhe asgjësuar 1278 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Policia ka intensifikuar hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve, duke theksuar angazhimin e plotë për goditjen e çdo forme të kriminalitetit të lidhur me trafikun e narkotikëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026