Kopsht zoologjik apo fermë? 7 milionë euro për të parë pula, rosa dhe gomerë

10 Qershor 2022 | 16:40

Në Kopshtin Zoologjik të Tiranës nuk mungojnë gjelat, pulat, rosat, patat, lepujt, gomerët, dhitë apo lopët. Një hapësirë e madhe është vënë në shërbim të tyre dhe kukullave plastike që gjenden kudo nëpër park.

Ndonëse shumë prisnin të shihnin një elefant apo një gjirafë, këto kafshë nuk gjenden në kopshtin zoologjik. Nga bota e egër janë luani, tigri, ujku, dhelpra, arinjtë, lama, kaproj dhe struca.

Po ashtu, vizitorët do mund të shohin edhe shpendë që nga shqiponja, skifterët, bufat, dhe papagallë.

Një tabelë tregon dhe vendin e lëmurëve, një specie që rritet në Madagaskar, por që nuk kanë ardhur ende për t’u vendosur në kopshtin zoologjik. Në vite, në këtë kopsht janë mbajtur 32 lloje kafshësh dhe 12 lloje shpendësh.

7 milionë euro ka kushtuar ky investim në 6 hektarë tokë, i inauguruar nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës. Që të futen brenda, të rriturit duhet të paguajnë çmimin e biletës nga 200 deri në 300 lekë, ndërsa fëmijët 100 deri në 200 lekë.

Shkupi i Maqedonisë së Veriut e ka që prej vitit 1926-ës një kopsht zoologjik dhe vit pas viti është pasuruar.

Shkupi ka më pak banorë se Tirana, por kopshti zoologjik i tyre është dyfish më i madh me një sipërfaqje prej 12 hektarësh tokë, ka 495 kafshë e 96 specie të ndryshme.

Aty vizitorët mund të shohin devetë, elefantët, gjirafat, fokat të cilat Parkut Zoologjik të Tiranës i mungojnë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026