Korça, 50% më pak lindje në 10 vite

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shifrat zyrtare të INSTAT kohët e fundit kanë treguar gjendjen e vështirë të shoqërisë shqiptare përsa i përket zinxhirit të gjeneratave, teksa vihet re se ka më pak lindje në gjithë qarqet e vendit.

Sociologia Maria Dojçe tregon disa prej faktorëve që kanë ndikuar në uljen e lindshmërisë në juglindje.

“Mendoj që ne kemi emigracion të lartë. Kemi të rinj të larguar të cilët lindshmërinë dhe pasardhësit e tyre i atribuojnë në shtetet ku kanë emigruar. Faktori i dytë është rezistenca për të pasur 1 ose 2 fëmijë. Studimet tregojnë se shumë çifte rezultojnë me 1-2 fëmijë. Që do të thotë kanë zëvendësuar vetëm veten e tyre në ciklin e jetës por nuk kanë kontribuar në rritjen e shoqërisë,” – u shpreh ajo.

- Advertisement -

“Ekonomia, aspekti financiar për të rritur një fëmije është arsye pse çiftet hezitojnë që të kenë fëmijë. Sot të gjithë duhet të punojnë fort të mbajnë punën e të ardhura deri diku komode,” – shtoi sociologia.

Qeveria shqiptare duhet të bëjë me tepër ne mbështetjen e nënave dhe familjeve të reja.

“A mjafton? Jo. Sepse që sot të marrësh iniciativën të sjellësh një jetë një fëmijë, duhet të kesh të ardhurat, siguri afatgjatë në punë, fut e brezin tim, sigurinë në punë nuk e kemi. Ka turbulenca në aspektet profesionale dhe jetësore. Kur nuk je i sigurte a je nesër në punë, a ke te ardhura, të gjitha pyetjet të bëjnë të hezitosh të sjellësh një fëmije në jetë. Çiftet e reja kanë në pikëpyetje fëmijën e dytë, këtu në aspekt numëror nuk plotësojnë as veten e tyre,” – u shpreh Dojçe.

Por çfarë pasojash do të sjellë ky fakt?

“Parashikojmë rreziqe të mëdha për shoqërinë shqiptare, do kemi moshë të trete qe s’do këtë kush te kujdeset për ta, do kemi administrata me ulje të profesionalizimit, do çaloje i gjithë procesi jetësor. Shteti duhet të mendojë thellësisht për punësim afatgjatë dhe këtë e bën sektori privat dhe industria,” – tha sociologia.

Shifrat zyrtare të marra nga materniteti i Korçës tregojnë uljen drastike të lindshmërisë, ku në vitin 2011 erdhën në jetë afro 1300 fëmijë ndërkohë që vitin e kaluar lindën rreth 750 fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

“Të shkojnë në Serbi ose do t’i fusim në burg”, Kurti: Mbrojmë republikën nga bandat

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se "nuk e paramendon" zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në komunat veriore të vendit, pa...

Pasaporta shqiptare do merret më lehtë, gati ligji i nënshtetësisë pa ditur gjuhën

Fëmijët e të huajve që lindin në Shqipëri, kanë mundësinë që ta marrin menjëherë shtetësinë shqiptare. Ky është një nga synimet e projektligjit që...

Anulohet “Sunny Hill”, e konfirmon Dua Lipa

“Sunny Hill” vitin e kaluar erdhi me dy koncerte tre-ditore, një në Tiranë dhe një në Prishtinë. Këtë vit festivali nuk do të mbahet. Lajmi...

TË FUNDIT

“Rama thika pas shpine Kosovës”, Berisha: Ka qenë dhe është ndihmës i Vuçiç

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat se situata në Veri është dramatike, më e rënda që pas luftës në Kosovë. Berisha u...

Berisha: S’i njohim zgjedhjet aty ku janë vjedhur vota, kemi prova

Sali Berisha deklaroi për mediat se kanë provat për krim elektoral në zgjedhjet e 14 majit. Në vazhdën e kësaj Berisha pohoi se rezultatin e...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×