Korça Open Air 2025, Alket Islami: Test për zhvillimin e Kampionatit Botëror në 2029
Për herë të dytë, Korça Open Air do të organizohet në aerodromin e Lumalasit, ku do të marrin pjesë pjesë pilotët më të njohur shqiptarë, por edhe nga vende të ndryshme të Europës.
Sipas presidentit të Federatës së Aeronautikës, Alket Islami, Lumalasi ofron kushte të përshtatshme për fluturime të këtij lloji ndërsa me përfundimin e terminalit të aeroportit, krijohen mundësi të reja për pilotë që vijnë nga jashtë vendit.
“Lumalasi është qershia mbi tortë në Korçë për sportet e ajrit. Vitin e kaluar infrastruktura nuk ishte përfunduar ende, ndërsa tani është një test për zhvillimin e kampionatit botëror në 2029. Terminali i ri është luks, me gjithë shërbimet shtesë. Ky event do të ketë pilotët më të mirë të Europës,” tha Islami.
Migjen Shala, një nga pilotët më të mirë europianë, së bashku me pjesëtarë të tjerë të familjes, është pjesë e eventit.
“Nuk ka qenë e lehtë të renditesh në top 10 të botës; përpiqemi të shkojmë në top 3. Fluturoj me vëllain, vajzën e vëllait dhe djalin tim. Djali im është i 18-ti në botë dhe junior i tretë i botës. Çdo garë është emocion, sidomos kur ke pjesëtarë të familjes,” tha Shala.
Antonio Shvolcak, piloti slloven që ka nisur këtë sport në vitin 1978, është ende aktiv dhe fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare.
“Kam nisur si parashutist në vitin 1978. Në Korçë kam qenë për herë të parë në 2011 dhe vazhdoj të fluturoj, kryesisht me stile të lira. Kam fituar çmime kampion në disa vende të Ballkanit dhe do të fluturoj sa të kem fuqi,” tha Shvolcak.
Mbi 40 parashutistë nga Shqipëria, rajoni dhe bota do të jenë pjesë e Korça Open Air për tre ditë. Sporti po merr gjithnjë e më shumë hov falë investimeve të bëra vitet e fundit.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore