Korça vijon turizmin, fshatrat destinacionet e preferuara të turistëve të huaj
Korça dhe fshatrat turistikë të Voskopojës, Dardhës e Boboshticës edhe gjatë muajit shtator janë të vizituara nga turistët e huaj, kryesisht ata që vijnë nga Europa Perëndimore të cilët janë të interesuar për monumentet e trashëgimisë kulturore dhe sajtet arkeologjike
Një grup turistësh spanjollë që vijnë për herë të parë tregojnë se u bën përshtypje mikpritja e banorëve të qytetit dhe pastërtia që gjejnë
“Është hera ime e parë në Shqipëri. E vërteta është se është vend shumë i bukur dhe pastër, më bën përshtypje dashuria që falni dhe qetësia që gjejmë”, thotë një turiste.
“Po shoh pikturën e plotë, atë që kemi dëgjuar, historiane që na kanë thënë për shqiptarët dhe atë që shoh vet. Ndryshimi është i madh. Njerëzit janë shumë të sjellshëm, shumë të buzëqeshur”, shprehet një tjetër,
Agron Miri është guida turistike që shoqëron turistët, i cili tregon se është vet historia e Shqipërisë ajo që tërheq vëmendjen e turistëve
Ndryshe nga një vit më parë, këtë vit operatorët turistike të juglindjes së vendit bëjnë të ditur se edhe muaji tetor është i rezervuar me turistë të huaj
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje