Korçë, 45-vjeçari gjendet pa shenja jete në makinë

4 Dhjetor 2024 | 16:57

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në një automjet në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në një rrugë dytësore pranë unazës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa efektivët po hetojnë mbi shkaqet e vdekjes së 45-vjeçarit. Sipas burimeve nga policia viktima është shtetasi Çelnik Malçellari.

Nga këqyrja fillestare e trupit të viktimës nga ana e ekspertëve të kriminalistikes nuk janë vërejtur shenja dhune. Grupi i hetimit ka bërë këqyrjen e mjetit si dhe vendit të ngjarjes madje ka marrë disa gjurmë gishtash por për momentin policia nuk ka bërë asnjë koment për shkakun e vdekjes së 45-vjecarit. Përgjigja përfundimtare sipas policisë lokale do të jepet nga ekspertiza mjekoligjore për të mësuar më tepër për shkakun e vdekjes së tij

45-vjeçari mëngjesin e sotëm ka çuar bashkëshorten e tij në punë ndërkohë që pak dihet për lëvizjet e tij. Ajo çfarë mësohet është se ka qenë bashkëshortja e Çenlik Malçellarit ajo që i ka telefonuar disa herë dhe pasi nuk ka marrë përgjigje ka lajmëruar të afërmit e saj e policinë.

45 vjeçari është gjetur i pajetë nga disa kalimtarë të rastit në ish-tokat e ndërmarrjes bujqësore, në afërsi të rrugës nacionale që lidh Korçën me Bilishtin.

Njoftimi i policisë

Në lagjen nr. 10 Korçë, është gjetur pa shenja jete në mjetin e tij, shtetasi C. M., 45 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të shtunë shënohet dita e 28-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar....
19:43 | 27/06/2026

Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të shtunë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:59 | 27/06/2026

Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Ka ngritur siparin në Pogradec edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Për pesë ditë me radhë, në kinemanë e qytetit do...
18:12 | 27/06/2026