Korçë, banorët e fshatit Kuç i Zi në protestë për mungesën e ujit të pijshëm
Edhe pse në vitin 2022, banorët e fshatit të Kuçit të Zi në Bashkinë e Korçës duhet të ngrihen shumë herët në mëngjes për t’u furnizuar me ujë të pijshëm.
Uji në çezma u vjen vetëm 1 orë në ditë. Sipas banorëve të zonës, të cilët janë ngritur në protestë, kjo situatë është krijuar që kur drejtoria e ujësjellësit mori në administrim rrjetin hidrik. Ata tregojnë se për përmirësimin e rrjetit nuk është bërë asnjë investim.
“Protestojmë se s’kemi ujë. Një javë kam qenë pa ujë, shkova lart mbusha ujë në mal. Unë kështu kam gjithë kohën, që kur e mori bashkia unë jam pa ujë. T’ia heqësh bebelinën fëmijës e mos të kesh t’ia shpëlash, unë nuk kisha ta shpëlaja. Merr fuçitë e mbush me ujë, jam 6 veta”, thotë një banore.
Dikur ujësjellësi i fshatit menaxhohej nga vetë banorët. Këtë e pohon edhe vetë kryeplaku, i cili kërkon që pushteti lokal të mbajë premtimin e dhënë.
“Nuk është mjaftueshëm për një banor në fshat, sepse 5% mund të jetë për të pirë e 95% për nevoja të tjera. Tani duam një zgjidhje nga bashkia, na plotësoni 24 orë ujë siç na thatë, s’ka ujë në behar, po tani vetëm një orë nuk është e pranueshme. Kërkesa është kjo, na plotësoni ose 100% e fshatit e vetëmenaxhojmë si dikur”, shprehet Fuat Beqirllari, kryeplaku i Fshatit Kuç i Zi.
Euroneës Albania pyeti Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve mbi këtë problem, ku jashtë kamerave këta të fundit u shprehën se u është dashur kohë për të identifikuar problemin e se janë në proces pune për zgjidhjen përfundimtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta