Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt Detit të Japonisë
Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa balistike drejt Detit të Japonisë, njoftoi të martën agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar Shefat e Përbashkët të Shtabit (JCS) të Koresë së Jugut.
Sipas autoriteteve ushtarake, lëshimet u zbuluan nga zona Junghwa, në Provincën Hwanghae Veriore, në jug të vendit. Ky është lëshimi i parë i regjistruar që prej ardhjes në detyrë të Presidentit të ri të Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, në fillim të qershorit.
“Ushtria jonë ka rritur monitorimin në përgatitje për mundësinë e lëshimeve të mëtejshme dhe po mban një qëndrim të palëkundur gatishmërie, ndërsa ndan informacionin përkatës me SHBA-në dhe Japoninë”, thuhet në deklaratën zyrtare të JCS.
Lançimi vjen në një moment të ndjeshëm diplomatik për Seulin, ndërsa Koreja e Jugut po përgatitet të presë samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) më 31 tetor – 1 nëntor. Në kuadër të kësaj ngjarjeje, pritet që Presidenti amerikan Donald Trump të vizitojë Korenë e Jugut disa ditë përpara samitit.
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës