Kornisti gjerman dhe pianistja kosovare bashkohen në një mbrëmje muzikore në Durrës
Një mbrëmje e veçantë muzikore u zhvillua në Katedralen Shën Lucia në Durrës, ku artisti gjerman Felix Kleiser performoi me instrumentin e kornos, i shoqëruar në piano nga pianistja kosovare Lirika Pula Kasapolli.
Koncerti u organizua në kuadër të edicionit të 20-të të festivalit ndërkombëtar Chamber Fest Durrës ndërsa repertori përfshinte vepra nga Schumann, Glière, Haydn, Strauss dhe Beethoven.
Felix Kleiser, i njohur për virtuozitetin por edhe për historinë e tij frymëzuese, u prit me duartrokitje nga publiku.
Harmonia me pianistën Kasapolli u vlerësua për elegancën dhe profesionalizmin artistik.
“Kam qenë në Tiranë disa vjet më parë dhe së fundmi mora një ftesë për të ardhur në Durrës. Nuk e dija që koncerti do të luhej në kishë, ndonjëherë është e vështirë të luash në mjedise të tilla, por është ide shumë e mirë dhe këtu më pëlqeu shumë ambienti, akustika ishte e mrekullueshme gjithashtu. Pashë shumë njerëz entuziastë në këtë koncert dhe më vjen mirë që e shijuan atë,” tha Felix Kleiser, kornist.
Ky koncert ishte një tjetër dëshmi e fuqisë që ka muzika për të bashkuar kultura dhe për të sjellë art të vërtetë në zemrën e qytetit.
Chamber Fest Durrës vijon me aktivitete të tjera në ditët në vijim, duke sjellë përvoja të reja për dashamirësit e muzikës klasike.

Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 11:41 Lamallari: Zjarrvënia është krim, dënohet deri në 15 vite burg
- 11:34 Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Prokuroria jep detaje nga hetimi për tjetërsimin e pronave në Durrës
- 11:30 Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE
- 11:19 Nesër koncerti i Kanye West, rrugët që bllokohen nga mëngjesi deri në mesnatë në kryeqytet
- 11:11 Presidenti libanez takim me shefin e ushtrisë, në fokus sulmet izraelite
- 11:07 Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, shkak dyshohet xhelozia. Deklarata e autori pas arrestimit: Nuk jam penduar