Coronavirusi, ambasadorja Kim jep mesazhin sensibilizues: Duhet të jemi të gjithë bashkë

6 Nëntor 2020 | 12:12

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yur Kim nëpërmjet një video të publikuar në Twitter, iu bën apel qytetarëve që të mbajnë maska në këtë kohe pandemie. Kim falënderon bluzat e bardha dhe thekson se të gjithë duhet të jemi bashkë në luftën kundër COVID-19.

“Sepse jam mirënjohëse për çdo sakrificë të bërë nga mjekët, infermierët dhe shkencëtarët deri tani. Sepse kujdesem për familjen dhe kolegët, sepse në këtë jemi të gjithë bashkë. Maska ime për ty”, shprehet në një video të publikuar në Twitter ambasadorja Kim, ndërkohë që vendos edhe një maskë.

 

 

Ky mesazh i ambasadores vjen në një kohë, kur COVID-19 është përhapur gjerësisht në vend. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se kanë humbur jetën 7 pacientë të tjerë, si dhe janë konfirmuar 421 raste të reja. Bashkë me rastet e fundit, aktualisht në vendin tonë ka mbi 10 400 persona të prekur nga virusi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026