Korridori detar për në Gaza| Der Leyen në Qipro, njofton nisjen e anijes me ndihma

8 Mars 2024 | 16:48

Kjo e premte shënoi testin e parë të korridorit të ri detar mes Qipros dhe Rripit të Gazës. Në Nikozia, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin qipriot, presidentja e Komisionit Evropian njoftoi dërgimin e një anijeje të mbushur me ndihma humanitare. Bëhet fjalë për një përpjekje të përbashkët të BE-së, SHBA dhe vendeve partnere.

“Sot po përballemi me një katastrofë humanitare në Gaza dhe ne jemi me civilët e pafajshëm palestinezë. Sfida kryesore është t’u çojmë njerëzve në terren ndihma dhe ne i dimë vështirësitë që ekzistojnë në kufijtë tokësorë me Gazën, si në kalimin e Rafahut, ashtu dhe në korridorin e Jordanisë”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Dërgimi i ndihmave përmes tokës në Rripin e Gazës po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Opsioni i ditëve të fundit ka qenë ai i hedhjes së pakove nga ajri.

Agjencia e OKB-së për Gazën, UNRWA akuzon Izraelin se ka kufizuar qëllimisht aksesin e ndihmave. Vdekjet nga kequshqyerja po rriten dita ditës. Në një spital në Rafah, 16 foshnja kanë vdekur në 30 ditët e fundit dhe shumë persona që kanë dalë prej tij kanë humbur peshë dhe janë sëmurur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026