“Korrupsioni i qeverisë rrënoi turizmin”, Basha: Bizneseve t’u garantohet konkurrenca
Pas Shëngjinit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkoi ditën e sotme në Golem për të takuar pronarët e bizneseve dhe për të parë gjendjen e tyre. Pjesa më e madhe e operatorëve turistikë rrëfyen humbjet që kanë patur gjatë kësaj periudhe si dhe për shkurtimin e pozicioneve të punës.
“Biznesi këtu është zero ne jemi në kredi prej 20 vitesh. Janë rreth 30 e ca vetë, normalisht në staf janë rreth 70 e ca punonjës, por nuk kemi ku t’i çojmë. Nuk kemi me çfarë t’i paguajmë, çadrat të gjitha janë bosh”, tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike ia atribuoi rrënimin e bizneseve mungesës së transparencës së qeverisë, korrupsionit dhe ryshfeteve.
“Ju e patë raportin e “Dhomës Amerikane të Tregtisë”. Raporti më i keq në tetë vite. Është kambanë alarmi sepse me këto të dhëna që kanë publikuar ato dje nuk ka investitor të huaj që t’i afrohet Shqipërisë dhe kjo ka impakt të drejtpërdrejtë te imazhi edhe për turistët””, u shpreh Basha.
Sipas Bashës, bizneseve duhet t’u garantohet transparenca dhe konkurrenca e drejtë mes tyre.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta