“Korrupsioni simptomë”, Mjeku: Shpenzimet në spitale i mbulojnë vetë pacientët

27 Shtator 2022 | 14:07

Mjeku Malbor Duka, është shprehur se korrupsioni në shëndetësi është vetëm një simptomë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Duka shtoi se autoritetet duhet të merren me patologjinë që sipas tij është sistemi shëndetësor që sipas tij është më të dobëtit në Evropë.

“Unë dënoj çdo lloj korrupsioni apo mitmarrje, ama që të themi që korrupsioni nuk është prezent në sistemin shëndetësor në Shqipëri është e pavërtetë. Unë gjykoj që ky nuk është problemi që ne kemi. Korrupsioni është një simptomë  dhe duhet të merremi me patologjinë me sëmundjen dhe sëmundja është sistemi shëndetësor mendoj se  është ndër më të dobëtit në Europë.”- tha Duka.

Ai tha se në shëndetësinë në vendin tonë një pjesë të shpenzimeve e mbulojnë vetë pacientët.

“Është një sistem anti-social ku një pjesë e mbulojnë vetë pacientët”- nënvizoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026