‘Kosova e ka fituar luftën’, Rama: Helikopterët në kufi, ushqim propagandistik brenda Serbisë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Kosova se “Ballkani i Hapur” është i vetmi drejtim strategjik që të mos ngecim në baltën e të shkuarës.
Ai nënvizoi se Kosova e ka fituar luftën dhe se lëvizjet e avionëve serbë në kufi janë ushqim propagandistik brenda Serbisë.
“Kosova e ka të nxehtë plagën, por forca duhet të jetë shumë e madhe për të parë më tutje. Kosova e ka fituar luftën. Lufta ka mbaruar. Avionët dhe helikopterët që vijnë vërdallë atje janë për ushqim propagandistik brenda Serbisë, por Kosovës nuk ka çfarë t’i bëjnë fare. Çështja është të mos humbasim kohë për të ardhmen”, u shpreh ai.
Rama theksoi se duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për “Ballkanin e Hapur” dhe sipas tij ky proces nuk e tjetërson përpjekjen për të fituar betejën diplomatike për Kosovën.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta