“Kosova është Kosovë”- Ambasada gjermane i përgjigjet serbëve për bjeshkët e Nemuna
Ditë më parë, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, publikoi një fotografi nga bjeshkët e Kosovës.
“Shëtitjet në terren në këtë vend të mrekullueshëm janë vërtet mbresëlënëse me një panoramë kaq mahnitëse përpara teje. Përshëndetje nga maja më e lartë e Kosovës, Gjeravica dhe fqinjët e saj mahnitës”, kishte shkruar Ambasada në kanalin e saj zyrtar në Facebook dhe sipër fotografitë.
“Le ta dinë të gjithë se Kosova është Serbi, “këto janë të gjitha Serbi”, “i dua bjeshkët e Serbisë”, “Gjeravica është maja më e lartë e Serbisë”. Këto ishin disa nga komentet negative që disa qytetarë serbë kishin komentuar në postimin e ambasadës në rrjetin social.
Edhe pse kishte komente të shumta, e të gjitha negative e me urrejtje ndaj shtetit të Kosovës, Ambasada Gjermane nuk përtoi që t’i kthej përgjigje secilit prej tyre, duke iu bërë të qartë realitetin e Kosovës.
E disa nga përgjigjet e ambasadës ishin se “Serbia është Serbi dhe Kosova është Kosovë”, “Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë”, “Serbia është e bukur, dhe pajtohemi. Por ky postim është për bukuritë e bjeshkëve të Kosovës”.
Si rezultat i shumë komenteve të tilla, Ambasada gjermane u detyra të mbyllte komentet në postimin e saj.
“Kemi vendosur të kufizojmë seksionin e komenteve nën këtë postim për shkak të volumit të lartë të komenteve konfrontuese që nuk nxisin debat konstruktiv ose shkëmbim mendimesh. Qëllimi ynë është të ruajmë një platformë diskutimi të respektueshme dhe kuptimplotë”, thuhej në njoftimin e ambasadës.
Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?