Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë, agjenda e festimeve

17 Shkurt 2024 | 08:00

Si sot 16 vite më parë u shënua një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët, Kosova u shpall shtet i pavarur.

Më 17 shkurt 2008, ditë e diel, në Kuvendin e Kosovës, ish-presidenti Hashim Thaçi lexoi Deklaratën e Pavarësisë duke e shpallur Kosovën “shtet i pavarur dhe demokratik”.

Ballkanit atë ditë iu shtua një shtet i ri.

Kosova, tashmë si e pavarur filloi të njihej nga shtetet mike.

Tashmë Kosova ka arritur edhe liberalizimin e vizave, ku qytetarët gëzojnë shëtitje të lirë në Bashkimin Evropian.

Agjenda shtetërore ka planifikuar nderime, homazhe e koncerte për shënimin e Pavarësisë së Kosovës.

Urime Kosovë!

Agjenda shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës:

08:00 – Mbledhje Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës

08:20 – Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës

08:30 – Nderime te Monumenti i të Pagjeturve

08:45 – Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

08:50 – Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

09:50 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

11:00 – Nderime te Monumenti “Heroinat”

11:15 – Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë

11:25 – Nderime te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës (Oborri i Kuvendit)

12:00 – Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

17:00 – Pritje shtetërore nga presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri i Kosovës

18:00 – Koncerti i Pavarësisë (Sheshi i Prishtinës)

20:15 – Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë).

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026