Kosova hedh një hap drejt kualifikimit, Dellova e Krasniqi: Asgjë s’ka mbaruar

21 Mars 2025 | 10:35

Kosova ka marrë një rezultat tejet pozitiv në duelin e parë me Islandën, duke i lehtësuar disi llogaritë për sfidën tjetër që luhet në transfertë. Dardanët zhvilluan një ndeshje te jashtëzakonshme, duke realizuar 2 herë në portën e kundërshtarit. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-1 pas golave të Dellovës për Kosovën dhe Oskarsson për miqtë.

Më tej në fraksionin e dytë ishte Elvis Rexhbecaj ai që shënoi golin e fitores 2-1, me shumë vlerë për kualifikimin. Në përfundim të ndeshjes, dyshja Krasniqi-Dellova analizuan paraqitjen, ndërsa shtuan se asgjë nuk ka mbaruar.

“Ishte e rëndësishme të japim maksimumin, e arritëm këtë gjë në fushë. Ende nuk ka përfunduar, ka dhe 90 minuta të rëndësishme në Islandë. Të japim dhe atje maksimumin, fitojmë e më pas festojmë”, tha futbollisti Ilir Krasniqi.

Ndërkohë futbollisti Lumbardh Dellova: “Normalisht shkojmë vetëm për fitore, na pret ndeshje e vështirë, kështu që ekipi është mirë, djemtë janë mirë, shkojmë për 3 pikë, të japim më të mirën”.

Ndeshja vendimtare ajo në transfertë luhet më 23 mars.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026