Kosova pas 5 vitesh pa mjekë?! Në 15 muaj janë larguar me qindra infermierë
Ikja e stafit mjekësor nga Kosova është kthyer fenomen shqetësues. Sipas të dhënave të fundit nga Oda e Mjekëve të Kosovës, gjatë këtij viti deri më tani janë larguar dhjetëra mjekë.
“vitin e kaluar kemi pasur 211 mjekë të cilët janë larguar, flasim për mjekë të rinj mesatarja e moshës 30 vjeç. Prej 211 diku te 60 kanë qenë mjekë në specializim, pjesa tjetër kanë qenë të sapodiplomuar mjekë të përgjithshëm”,-tha Pleurat Sejdiu, kryetar i odës së mjekëve të Kosovës.
Krahasuar me vitin e kaluar, Sejdiu thotë se numri i ikjeve pritet të jetë i njëjtë.
Ai tregon edhe arsyet kryesore te largimit të bluzave të bardha.
“Arsyeja kryesore e tyre, është papunësia, e dyta janë kushtet e specializimit, se kjo është një gjeneratë që është shumë më kërkuese, që do kualitet dhe dinamik të shkollimit specializimit dhe e treta është paga”,-tha Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës.
Sejdiu thote se institucionet shëndetësore publike nuk po vuajnë vetëm nga migrimi i mjekeve jashtë vendit, duke treguar edhe sektorët më të prekur.
“Ikja që lë keq spitalet është ikja e atyre që janë të punësuar dhe migrimi nga publiku në sektorin privat drejtpërdrejtë janë anestezistët dhe kirurgët”,-tha Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës.
Edhe tek infermierët situate nuk paraqitet aspak pozitive. Janë qindra te tille që kanë kërkuar nga Oda e Infermierëve të Kosovës që në 2022 dhe 2023 kanë kërkuar dokumentacionin që nevojitet për punë jashtë vendi.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës