“Kosova rrezikoi përjashtimin nga Procesi i Berlinit”, Gazetari: Ku gaboi qeveria

11 Tetor 2024 | 22:17

Gazetari Bahri Cani ishte këtë të premte i ftuar në lidhje direkte për “Balkan Talks” në Euronews Albania, ku tha se zgjidhja që Kosova të përfaqësohej në Procesin e Berlinit, erdhi në momentin e fundit, ndërkohë që sipas tij, kjo gjë duhet të ishte bërë më herët.

Ai tha se Do ishte tepër e rëndë nëse Kosova do përjashtohej nga ky proces pasi do ndikonte keq për popullin dhe për politikat e jashtme të Kosovë.

“Diplomacia e Kosovës duhet të bëjë hapa para se të bëhen presione nga jashtë. Ky është një gabim i madh që bën qeveria e Kosovës. Por vendimi është i drejtë sepse përjashtimi i Kosovës nga Procesi i Berlinit, do të ishte definitivisht një grusht tepër i rëndë për popullin e Kosovës dhe për politikat e jashtme të saj.

Janë në pyetje interesat e Kosovës, janë në pyetje interesat e qeverisë dhe të diplomacisë. Më vjen shumë keq që me këto presione po punohet në momentin e duhur, se duket sikur çdo gjë duhet të bëhet në presion”,-tha  Cani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026