Kosova shënon 5 raste të reja me COVID-19
1 Nëntor 2021 |
16:15
Në Kosovë janë regjistruar edhe 5 raste të reja me COVID-19 të hënën, pas testimit të 1.115 personave.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Që nga muaji mars i vitit 2020 nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur 2.977 persona.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar edhe 14 pacientë ndërsa raste aktive mbesin 430.
Vaksinimi kundër koronavirusit në Kosovë ka filluar në mars të këtij viti. Gjithsej janë administruar mbi 1.5 milion vaksina.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar të hënën se 67 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë në klinika dhe spitale, prej të cilëve 33 po trajtohen me oksigjeno-terapi ndërsa 3 pacientë janë në kujdes intenziv.
Lajme të Sugjeruara
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania