Kosova shton kapacitetet ushtarake, Kurti takohet me kreun turk të dronëve
Kosova po shton kapacitet e saj ushtarake. Dronet “Bayraktar” kanë qenë investimet e fundit dhe ndër më të rëndësishme në ushtrinë e Kosovës. Pas përplasjeve të fundit në Banjskë duket se qeveria e Kosovës ka shtuar përpjekjet për të sofistikuar pajisjet e saj ushtarake.
Kësaj i ka shërbyer edhe takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe drejtorit ekzekutiv të kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar,
Zyra e kryeministrit vlerëson se Forca e Sigurisë së Kosovës përgjatë dy viteve të fundit është zhvilluar dukshëm sa i përket kapaciteteve luftarake.
Në këtë aspekt përveç rritjes për më shumë se dyfish të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, “në mënyrë direkte ka ndikuar edhe bashkëpunimi i shkëlqyer me kompaninë turke Baykar dhe Qeverinë e Republikës së Turqisë me të cilën kemi bërë blerjen e dronëve TB2 dhe pajisjeve tjera më moderne ushtarake”, njofton ZKM.
Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij ndaj Bayraktar për mënyrën se si është trajtuar me prioritet të lartë çdo blerje e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, duke dëshmuar kësisoj edhe një herë raportet e ngushta ndërmjet Kosovës e Turqisë.
“Ai gjithashtu e uroi z. Bayraktar për medaljen “Shërbim të Shquar”, me të cilën u dekorua sot nga ministri i Mbrojtjes, Maqedonci, që njëherësh është edhe çmimi më i lartë ushtarak në vendin tonë, për vullnetin, gatishmërinë dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe drejtori i kompanisë Baykar, Bayraktar diskutuan edhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit.
LEXONI GJITHASHTU:
U raportua i zhdukur pasi u zhyt në Liqenin e Batllavës, gjendet i vdekur 25-vjeçari
Gjykata vendos dëbim, ndalim hyrjeje në Kosovë dhe gjoba për të ndaluarit gjatë Vidovdanit
Në Paris prezantohet vizioni i Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030
- 14:02 Rama në Ruhr Summit: Shqipëria, “laborator i vogël inteligjent” në Evropë
- 14:02 Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 13:48 Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
- 13:44 U raportua i zhdukur pasi u zhyt në Liqenin e Batllavës, gjendet i vdekur 25-vjeçari
- 13:41 Breshëri godet Zavalinën në Elbasan, dëme të mëdha në pemët frutore dhe kulturat bujqësore (VIDEO)
- 13:39 Ministri i Jashtëm iranian paralajmëron: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi