“Kosova vijë e kuqe për Serbinë”, Gjenerali: SHBA e ka mbyllur mundësinë e një konflikti të ri
I ftuar në studion e emisionit Balkan Talks me gazetarin Franko Egro, Gjeneral Ded Prenga komentoi zhvillimet e fundit në rajon dhe rolin e administratës amerikane në stabilitetin e Ballkanit.
Ai vlerësoi se tani është siguruar stabiliteti pasi sipas tij administrata amerikane ka vendosur kufij të qartë për Beogradin dhe ka shmangur çdo mundësi për hapjen e një konflikti të ri në rajon edhe pse provokimet e vogla mbeten të mundshme.
“Unë e shoh që ky realitet e ka detyruar administratën e Trumpit të nxjerrë një deklaratë të tillë, ku është përcaktuar me pika sesi duhet të lëvizë Serbia. Është garantuar që konfliktet dhe hapja e një fronti të ri lufte janë të mbyllura. Deklarata e administratës amerikane ka shërbyer si një alarm për Beogradin, duke detyruar qeverinë serbe të ndjekë një vijë të qartë politike dhe të shmangë çdo provokim që mund të destabilizojë rajonin”, tha ai.
Prenga nënvizoi gjithashtu rëndësinë e njohjes reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, duke theksuar se procesi politik dhe opinioni publik në Serbi nuk janë ende të gatshëm për të pranuar plotësisht këtë realitet. Gjenerali theksoi se situata e tensionuar në Ballkan kërkon një qasje të kujdesshme dhe se veprimet e Beogradit janë nën vëzhgim të vazhdueshëm nga administrata amerikane dhe komuniteti ndërkombëtar.
“Çështja e njohjeve reciproke nuk është ende e përgatitur në aspektin politik dhe nga opinioni publik në Serbi. Ekzistojnë rryma të ashpra dhe reagime që e bëjnë të vështirë pranimin e shpejtë, por jam i bindur se momenti i pranimit do të vijë,” shtoi ai.
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit