Kosovë, Gjykata e Lartë pezullon vendimi për shkarkimin e kryeprokurorit
Gjykata Supreme e ka anuluar të mërkurën vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për shkarkimin e Besim Kelmendit nga detyra e ushtruesit të detyrës së kryeprokuror të shtetit, duke thënë se shkarkimi i tij ishte i kundërligjshëm.
Në një njoftim për media, gjykata tha se ia ka kthyer lëndën Këshillit për rishqyrtim dhe rivendosje.
“Gjykata Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e paraqitur nga Besim Kelmendi, U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe ka anuluar vendimin KPK.nr.1056/2025, të datës 20 nëntor 2025, si të kundërligjshëm”, thuhet në njoftim.
Kelmendi u shkarkua muajin e kaluar pas raportimeve se ai gjoja kishte bashkëpunuar më 1999 me një gjyqtare serbe për rastin e Masakrës së Reçakut, të cilën ajo e konsideronte ngjarje të trilluar.
Ai i ka mohuar këto pretendime.
Shkarkimi i tij shkaktoi polemika për ligjshmërinë e vendimit, pasi ai u votua nga vetëm pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial. Pjesa tjetër e anëtarëve vlerësuan se s’kishte kuorum, dhe e quajtën vendimin “puç institucional”.
Kelmendi u ankua në Supreme pasi Gjykata Themelore nuk ia pranoi ankesën kundër shkarkimit.
Supremja gjeti të mërkurën se vendimi i Këshillit Prokurorial ishte “i kundërligjshëm, arbitrar dhe i pa bazë”.
“Është kontradiktor në vetvete nga fakti se ku mbështetet një vendim i tillë (baza ligjore), dhe kjo krijon pasiguri se si ka mundësi një organ i tillë të merr vendime pa bazë ligjore specifike dhe referuar në dispozita që nuk i japin autorizime të veprojë në formën dhe mënyrën se si ka vepruar”, tha Supremja.
Sipas saj, vendimi i Këshillit Prokurorial u mor “në procedurë të pa mbështetur në ligj dhe atë që nga fakti i rendit të ditës, caktimit të njëjtit, ndryshimit të rendit të ditës, votimit, procedimit, përfundimit, rihapjes apo takimit të ri deri te vendimi i atakuar për shkarkim”.
Vendimi për shkarkimin e Kelmendit ishte kontestuar nga organizatat joqeveritare që vëzhgojnë sistemin e drejtësisë, që kishin argumentuar se ai ishte një vendim i marrë në mungesë kuorumi në mbledhjen e KPK-së dhe se ishte një vendim “i paligjshëm, arbitrar dhe abuziv”.
Për vendimin kishte reaguar edhe faktori ndërkombëtar. Ambasada amerikane në Prishtinë bëri thirrje që të respektoheshin ligjet dhe të ndiqeshin procedurat e duhura ligjore, ndërkaq Zyra e Bashkimit Evropian vlerësoi se shkarkimi i Kelmendit pengon reformat e nevojshme në Këshillin Prokurorial dhe shpërfill parimet e ligjit dhe minon përparimin e shtetit drejt bllokut evropian.
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 14:22 SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit që nga viti 1979
- 14:09 Paralajmërimi i Polonisë për Putinin: E dimë çfarë po bën, mos e bëj
- 13:56 Procesioni mortor i Khameneit kalon në Irak, mijëra persona marrin pjesë
- 13:40 4 aleatë të NATO-s do të porosisin raketa mbrojtëse ajrore nga prodhuesi amerikan për të mbështetur Ukrainën
- 13:30 Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit
- 13:26 Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore