Kosovë/ Të shtëna me armë në zjarri në Podujevë, dyshohet për një të vrarë
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një person dyshohet se është qëlluar për vdekje me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo bëri të ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:30.
“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, deklaroi Ahmeti.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit, në koordinim me prokurorin e shtetit.
Aktualisht, nuk dihen ende motivet apo autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Osmani në 26-vjetorin e krijimit të Policisë së Kosovës: Simbol i dinjitetit
- Kosova turpërohet nga Zvicra në kualifikueset për botëror, reagon kreu i federatës
Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
“Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë