Kostas Bakoyannis: Greqia dhe Shqipëria kanë vullnet politik për të bashkëpunuar
Në një intervistë për Euronews Albania, kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis, ka vlerësuar marrëdhëniet Shqipëri-Greqi duke theksuar se dy vendet kanë mundësi për të shtuar bashkëpunimin mes tyre.
Bakoyannis i tha gazetares Bruna Çifligu se Shqipëria dhe Greqia nuk duhet të kapen pas së shkuarës, por të shohin drejt një së ardhmeje së përbashkët evropiane. Ai theksoi se në këtë pjesë Greqia e mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.
Kryebashkiaku i Athinës u shpreh se dy vendet kanë shumë gjera për të mësuar nga njëri-tjetri. Në këtë pjesë ai theksoi kulturën dhe arsimin, me idenë që bashkëpunimi në këto fusha në të ardhmen të jetë “sa më i gjerë”. Bakoyannis thotë se “vullneti politik për bashkëpunim midis dy vendeve ekziston”.
“Ne mund të bëjmë gjithçka. Vetëm natën e kaluar kishte një dokumentar për Kerosin në Durrës. Është e njëjta logjikë. Kemi orkestra, kemi evente muzikore dhe art. Mund të bëhemi bashkë dhe t’i shkëmbejmë këto mes dy qyteteve. Nuk është diçka e vështirë, është çështje vullneti dhe vendosmërie,” – u shpreh z. Bakoyannis.
Greqia përmes ambasadës në Tiranë ka bërë një investim në liqenin e Farkës, “Parkun Helenik” dhe z. Bakoyannis tha se tashmë që kufijtë po hapen dhe pandemia po zbutet, investimet mund të vijojnë.
Tirana vitin e ardhshëm pritet të jetë “Kryeqyteti i Rinisë” dhe Bakoyannis theksoi se kjo mund të shfrytëzohet nga kryeqyteti shqiptar pasi ndodh pas pandemisë. Vetë ai vlerësoi ndryshimet e bëra në Tiranë duke u shprehur se “është më e gjallë se kurrë”.
“Kam qenë këtu rreth 10 vjet më parë. Sot [Tirana] është një qytet ndryshe. Më bëri përshtypje dinamizmi dhe karakteri vibrant i qytetit. Çdo vit ndryshon diçka dhe të jem i sinqertë jam shumë i befasuar nga puna e mirë e mikut tim, kryebashkiakut [Erion Veliaj]. Mendoj se është një qytet në transformim dhe që po rilind. Ka shumë optimizëm dhe është një optimizëm i justifikuar për Tiranën,” – u shpreh Bakoyannis, duke shtuar se Veliaj pritet të vizitojë Athinën gjatë vjeshtës.
Kostas Bakoyannis , 43 vjeç, u zgjodh kryetar i Bashkisë së Athinës në qershor të vitit 2019. Ai konsiderohet si një prej politikanëve të rinj, prej së cilëve Greqia mund të shohë drejt së ardhmes.
Kostas është nip i kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis, djalë i ish-ministres së Jashtme Theodora Bakoyannis dhe politikanit liberal Pavlos Bakoyannis – vrarë nga organizata terroriste ‘17 Nëntori’ në vitin 1989. Ai e nisi politikën në vitin 2010 kur zyrtarizoi kandidaturën si i pavarur për kryebashkiak të Karpeneshit (Karpenísi) dhe më vonë kaloi te partia e Mitsotakis “Demokracia e Re”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta