Kostumet popullore në Elbasan, artizanët: Kërkesa vetëm për festa dhe nga emigrantët
Edhe pse interesi për punimin e veshjeve dhe kostumeve popullore ka ardhur duke rënë, në Elbasan ka ende artizanë që po e mbajnë gjallë traditën.
Zhaneta Toma e ushtron këtë profesion prej disa vitesh. Dëshira dhe pasioni ju kultivuan nga e ëma.
“Kemi rreth 15 vite që punoj me këtë punë, me këtë zanat, edhe ka lindur pasioni, dëshira e gjitha ka lindur nga mami, shikoja mamin që punonte dhe ajo më shtynte që të vazhdoja edhe unë, pastaj më pëlqente, e bëj me dëshirë me pasion”, theksoi ajo.
Veshjet që ajo prodhon kërkohen më shumë nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Ndërsa qytetarët në Elbasan, apo dhe qytete të ndryshme zakonisht i marrin me qira, kryesisht gjatë festave.
“Për shitjet e kostumeve po, shqiptarët që janë jashtë vendit, ndërsa këtu i marrin me qira dhe i kthejnë prapë ,aktivitete, dasma, festat e abetareve, 1 qershorit”, u shpreh Toma.
Trashëgimia e këtij profesioni tek e bija, për Zhanetën është e vështirë, jo nga ana profesionale, por sipas saj nuk vlerësohet, krahasuar me mundin që kërkon.
“Me gjithë shpirt do doja, do doja t’ia trashëgoja edhe fëmijëve, por të ardhurat që janë të pamjaftueshme nuk është se më shtyjnë shumë. Për të nxjerrë një kostum duhet shumë punë edhe nuk e merr vlerën e gjithë ditës që do qëndrojë e lidhur në biznesin e saj”, theksoi ajo.
Por ndryshe mendon e ëma e Zhanetës, Trania, e cila e ushtron këtë profesion prej më shumë se 5 dekadash. Ajo dëshiron që mbesa e saj të çojë përpara pasionin e grave të familjes.
Treva e Elbasanit në Shqipërinë e Mesme numëron 37 lloje kostumesh popullore autentike, me mbi 10-të variante.
LEXONI GJITHASHTU
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 17:07 Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit