Kostumi popullor i Naim Frashërit, risillet modeli i veshur nga poeti rilindas
Punimi i kostumeve popullore vazhdon të transmetohet në breza nga artizanët në Gjirokastër.
Prej vitesh, qëndistarja Buqe Muka punon veshjet tradicionale të zonës së Gjirokastrës dhe Jugut të vendit. Së fundi, mbështetur mbi materiale arkivore dhe fotografi ajo synon të risjellë modelin e një kostumi popullor të veshur nga poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri.
” Gjatë kohës qe mblidhja informacion më del kjo veshja e Naim Frashërit. Duke kërkuar për veshjen e burrave të Përmetit që janë disa shumë të bukura, por kjo është më e veçanta. Edhe e filloj me dashamirësine e miqve që kam koleksionues, më hedhin origjinalin.
Jam perpjekur, tani se sa do te arrij 100%, 90% nuk e di sepse kohet kanë ndryshuar , copat kanë ndryshuar, sepse nëse dikur përdorej shajaku, tani nuk e kemi më, në qoftë se ka fotografi, ato janë bardh e zi dhe ne nuk e dimë se si janë ngjyrat dhe nuk mund të bazohesh te fotografia. Për mendimin tim që të krijosh një kostum, të ruash origjinalitetin dhe ta sjellesh si duhet, duhet të bazohesh mbi studime dhe mbi ato çka kanë lënë etnografët tanë”, u shpreh ajo.
Për qëndistaren, shqiptarët dhe veçanërisht bashkëkombasit tanë në botë janë adhuruesit më të mëdhenj të veshjeve popullore tradicionale.
“Turisti e pëlqen që të vijë ta veshi, të bëjë 2-3 fotografi dhe të ikë për ta marrë si kujtim. Normal qe e pëlqen, e vlerëson shumë, por më shumë e vlerëson emigranti shqiptar. Njerëzit, emigrantët shqiptarë që janë në botë, ata janë më tepër të fokusuar tek veshja popullore në përgjithesi, jo vetëm e Naimit”, u shpreh Muka.
Veshjet karakteristike të Jugut të vendit përbëjne vlera të spikatura të etnografisë dhe traditës sonë kombetare.
LEXONI GJITHASHTU
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)