KQZ afat 20 ditë për të paguar gjobat, 94 partive që s’u gjendet adresa
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka lënë afat 20 ditë, 94 partive politike për të paguar gjobat e vendosura pas zgjedhjeve të 1 viti më parë.
KQZ sqaron se ka ndjekur rrugën zyrtare të njoftimit të këtyre partive politike përmes adresave të deklaruara prej tyre, por posta shqiptare nuk ka mundur t’i gjejë në këto adresa.
“Bazuar në nenin 162, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, për njoftimet publike, nga sot, 94 partitë politike kanë 20 ditë afat për të ekzekutuar vullnetarisht detyrimin e tyre”, thuhet në njoftimin e KQZ.
Një vit më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobitur me gjoba 1 dhe 2 milionë lekë 106 parti që nuk dorëzuan raportet financiare për vitin 2020 dhe 50 mijë lekë për katër parti të tjera që i patën dorëzuar ato me vonesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta