KQZ do të rinumërojë 10% të qendrave të votimit për zgjedhjet e 25 prillit

7 Tetor 2021 | 16:37

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi sot për të rinumëruar 10% të qendrave të votimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Janë 519 kuti që do të hapen dhe rivlerësohen, që nga numri i votave e deri tek procesverbalet.

Ky proces nuk ndikon në vlefshmërinë e procesit të 25 prillit dhe në shpërndarjen e mandateve, i cili prej gati 3 muajsh është certifikuar në mënyrë përfundimtare.

Numërimi i 10% të qendrave të votimit do t’i japë përgjigje edhe faktit se cila ishte arsyeja e numrit të lartë të fletëve të pavlefshme në zgjedhje, të mbi 83 mijë votave.

Qëllimi i rinumërimit, nuk është për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve por për të identifikuar problemet që u hasën në zgjedhjet e 25 prillit.

Më herët gjatë procesit të ankimimit në KQZ u rinumëruan disa kuti në qarqet e Durrësit dhe Beratit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026