KQZ publikon përditësimin e rezultateve paraprake, Vetëvendosje kryeson me mbi 48% të votave! Numërohen mbi 40 % të votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë përditësimin e fundit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve, ku deri tani janë numëruar 327,567 vota, duke arritur mbi 41 për qind të totalit.
Sipas të dhënave zyrtare të përditësuara më 28 dhjetor 2025, në ora 20:29, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë bindshëm, duke siguruar 48.79 për qind të votave ose 154,826 vota.
Pas saj, në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.91 për qind të votave (63,180 vota), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban pozitën e tretë me 13.85 për qind ose 43,952 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 7.37 për qind të votave (23,390 vota), ndërsa Lista Serbe renditet me 3.70 për qind ose 11,740 vota. Nisma Socialdemokrate mbetet nën pragun zgjedhor me 1.65 për qind të votave (5,233 vota).
Sipas KQZ-së, janë përpunuar 1,049 vendvotime nga gjithsej 2,557, që përbëjnë 41.02 për qind të vendvotimeve në nivel vendi. Harta zgjedhore tregon dominimin e Vetëvendosjes në shumicën e komunave.
Procesi i numërimit të votave vazhdon, ndërsa KQZ nënvizon se rezultatet janë paraprake dhe mund të pësojnë ndryshime deri në përfundimin e plotë të numërimit dhe certifikimin zyrtar të tyre.
KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
Kurti: Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve do të filloj komunikimet për formimin e institucioneve
KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë