Komisioni i Rithemelimit mbetet jashtë koalicionit Shtëpia e Lirisë
Emri i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk do të shënohet në fletën e votimit dhe në asnjë dokument.
Ky është vendimi i marrë sot nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, pas shqyrtimit të kërkesës së LSI-së për koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’.
“Vendos të regjistroj si subjekt zgjedhor koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ me parti anëtare LSI dhe PDK. Ne konsiderojmë se duke arsyetuar këto pretendime të përfaqësuesit të PD në raport me afatin, LSI dhe PDK figurojnë të jenë të regjistruara. Pretendimi i PD nuk ishte alogjik, por jo me bazë ligjore”, u shpreh Celibashi.
Më 1 shkurt Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e koalicionit me Komisionin e Rithemelimit dhe PDK-në për zgjedhjet e 6 marsit.
Në marrëveshjen e nënshkruar mes Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit nënvizohet se Komisioni i Rithemelimit do të jetë drejtues politik i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, ndërsa LSI do të jetë drejtuesja e koalicionit.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta