“KQZ t’u vendosë sanksione partive”, Gogo: PS të gjobitet me 5 mln lekë të reja

16 Shtator 2022 | 11:49

Kryetari i Koalicionit për Reforma Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), Premto Gogo, tha se KQZ duhet të vendos sanksione ndaj partive politike, pasi kandidatët për deputet nuk kanë deklaruar paratë që kanë harxhuar për fushatën zgjedhore.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gogo theksoi se PS duhet të ndëshkohet me gjobë 5 milionë të reja pasi ka tejkaluar totalin e parave që ka pasur për fushatë.

“Ka shkelje me mos përmbushjen e raporteve deri tek mos raportimi i plotë, i deklarimeve të vërteta. Janë  1800 kandidatë që duhet të dorëzonin një raport për shpenzimet që kanë bërë. 1200 kandidatë nuk e ka dorëzuar që do të thotë duhet të sanksionohen. Kjo është prova e zjarrit që KQZ duhet të penalizojë partitë politike dhe deputetët që janë, ashtu sikurse PS ka tejkaluar me 4 milionë e 500 mijë lekë të reja , totalin e fushatës dhe kjo do të thotë që KQZ duhet ta sanksionojë me 5 milionë lekë të reja”- u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake...
22:44 | 18/07/2026

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth...
22:06 | 18/07/2026

Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz

Aktivistja Etleva Merko dhe ish-drejtuesi i policisë Faik Basha, të ftuar këtë të shtunë në Review me Greta Topjanën në Euronews Albania, kanë debatuar lidhur...
21:52 | 18/07/2026