KQZ vendos për fletën e votimit, Celibashi: Modeli me emrat e kandidatëve, në përputhje me ligjin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sërish paraditen e sotme për të vendosur lidhur me modelin e fletës së votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka propozuar modelin e fletës së votimit me emra të kandidatëve në vend të asaj me numra.
“Kemi konsideruar si më të përshtatshme fletën e votimit që do të përmbajë emrat e kandidatëve, është më shumë në përputhje me ligjin”, mësohet të ketë shprehur kryekomisioneri i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme të KQZ.
Fleta do të jetë e formatit A3 dhe me përmasa të ndryshme për çdo qark, në varësi të numrit të kandidatëve për deputetë. Pas miratimit, i hapet rrugë, printimit të fletëve dhe materialeve zgjedhore, pasi nga dita e votimit na ndajnë vetëm 23 ditë.
Edhe gjatë mbledhjes së KQZ të mbajtur një ditë më parë, Celibashi paraqiti projektvendimin me modelin e fletës së votimit që do të përdoret në 25 prill. Në modelin e paraqitur në projektvendim, fleta e votimit përmban emrat e partive dhe emrat e kandidatëve për deputetë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta