KQZ vendos të marrë kamera me qira për numërimin e votave: Pajisjet aktuale nuk punojnë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marre kamera te reja me qira, të cilat do të përdoren në të gjitha qendrat e numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare vitit të 2021.
Përdorimi i kamerave regjistruese dhe monitorëve u votua në unanimitet nga anëtarët e KQZ.
Kamerat që ka në dispozicion Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë të amortizuara, për shkak të përdorimit të tyre në zgjedhjet e mëparshme. Një pjesë e madhe e tyre nuk funksionojnë dhe për këtë arsye duhen të ndërrohen. Ky diskutim i zhvilluar nga anëtarët e KQZ, ka përfunduar me kërkesën për të marrë me qira kamera dhe monitorë të rinj, që do të përdoren në qendrat e numërimit të votave në përfundim të zgjedhjeve të 25 prillit.
Sipas aktit të miratuar në mbledhje, me 5 vota pro dhe asnjë kundër nga Komisioni Rregullator, pajisjet mund të përdoren nga kontraktori që do të merren me qira ose subjekt tjetër.
Kamerat me rezolucion të lartë do të vendosen në tryezat ku numërohen votat dhe në monitorët do të krijojnë akses për t’i parë përfaqësuesit e mediave, vëzhguesit e ndryshëm dhe subjektet zgjedhore.
Projektvendimi u be dije nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili theksoi se për të monitoruar procesin e numërimit të votave në çdo qendër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të realizojë edhe një sistem paralel monitorimi, i cili do të kryhet nga ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i parë prej aty në monitorë, në kohë reale,
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta