Krah Berishës në Durrës, Bylykbashi: Basha dhe anëtarësia të bashkohen te kutia e votimit
Deputeti Oerd Bylykbashi ka dalë kundër vendimit të marrë nga kryetari i PD-së Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.
Në emisionin e Euronews Albania, “Now” me Erla Mëhillin, Bylykbashi tha se vendimi i marrë nga Basha nuk i ka bërë mirë PD-së, është në shkelje të statutit dhe vret të drejtën e votës që ka anëtarësia. Në këtë kuptim ai sqaroi se pse e etiketonte situatën “me demokraci të largët” në një status të publikuar së fundmi në Facebook.
“Nuk gjykoj se është vendim që i ka bërë mirë PD-së,” – tha Bylykbashi, – “Mekanizmi një anëtar një votë i kryetarit nuk mund të jetë vrasës i të drejtës së votës së anëtarëve”.
“Është e rëndësishme që ne të kemi mundësi që të gjithë së bashku, kryetari dhe çdo anëtarë që të bashkohemi te i vetmi element që na bën bashkë, përveç statutit. Kutia e votimit nuk i përçan kurrë njerëzit, aty vlen pastaj rregulli i demokracisë, mazhoranca fiton” – theksoi ai më tej.
Gjatë ditës së sotme, Bylykbashi u pa të ishte prezent në aktivitetin e mbajtur nga Berisha në Durrës, në kuadër të nismës së tij të quajtur “Foltorja”. Bylykbashi tha se ishte aty si deputet i Durrësit dhe kishte parë shumë aktivistë dhe anëtarë të PD-së që ishin rikthyer. Duke e konsideruar aktivitet me shumë energji, Bylykbashi tha se e ndoqi aktivitetin për të parë opsionet që ka PD-ja.
“Unë nuk jam analist, jam deputet i zgjedhur i Durrësit, isha aty edhe për të dëgjuar çfarë opsionesh ka që PD të dalë më e madhe, më e fortë, ku të gjithë ne të jemi bashkë, më pas i takon anëtarësisë të vendosë se çfarë do të bëhet,” – u shpreh deputeti demokrat.
“Uroj të mos kemi artifica jo-statutore që ta pengojë këtë energji,” – vijoi Bylykbashi duke nënkuptuar deklaratën e Bashës, i cili qe shprehur kategorik se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD-së për të shqyrtuar vendimet e qeverisë amerikane.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun