“Kraja është futur në vorbullën politike”, Hajdarmataj: Hetimet për Metën qesharake

13 Shtator 2022 | 13:02

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj, tha se kreu i SPAK Arben Kraja po përfshihet në retorikën politike sa i përket hetimeve të figurave të rëndësishme politike.

Në një intervistë për ‘Euronews Albania’ ai u ndal edhe tek hetimet për ish-presidentin Ilir Meta, për të cilën tha se është një hetim qesharak.

Ndërsa për kreun e PD Sali Berisha, Hajdarmataj tha se janë çështje që kanë të paktën 10 vite dhe se duhet të ishin mbyllur.

“Sa i përket zotit Meta ne jemi njohur para se të thotë zoti Kraja, për zotin Berisha nuk kemi ditur diçka pavarësisht deklaratave publike. Por do thoja që një hetim për persona publik, nuk ka ndonjë të keqe që publiku të informohet që është në hetim, edhe arsyeja mund të bëhet publike për persona publik. Nëse zoti Kraja këto po i përdor dhe po futet në vorbullën politike mendoj, pra besoj se po bëhet pjesët e presionit politik. Ndalem tek zoti Meta është një hetim qesharak. Për zotin Berisha këto kanë të paktën 10 vite që i dëgjojmë duhet të mbyllen këto, të kishin mbaruar, çështja duhet të ishte mbyllur. Vetë opozita del dhe thotë se shtatori tetori do jetë i nxehtë, del zoti Kraja dhe thotë unë po i hetoj”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026