Krasniqi në Hagë, avokati Bokshi: I vështirë vërtetimi i pretendimeve të aktakuzës
Teki Bokshi, avokat i licencuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në një intervistë për Euronews Albania komentoi seancën paraprake të ish Kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqit në Hagë.
Ai tha se seanca e zhvilluar ditën e sotme për traditat gjyqësore në Kosovë është diçka tërësisht jashtë normave.
“Këtu është duke u zhvilluar një procedurë për krime të luftës kundër njerëzimit mirëpo në anën tjetër procedura nuk po zhvillohet njësoj si te ne, sepse kur ngrihet aktakuza praktikisht fillon shqyrtimi kryesor, kur aktakuza konfirmohet sipas dispozitave kosovare, ndërkohë që atje është një procedurë krejtësisht tjetër,” – tha avokati teksa theksoi se edhe pas konfirmimeve të aktakuzave në Kosovë janë bërë bastisje të shtëpive të të akuzuarve.
Sipas avokatit do të jetë e vështirë që të vërtetohen pretendimet e aktakuzës.
Sa i përket aktakuzës se përveç krimeve ndaj grupeve etnike janë kryer krime edhe ndaj katolikëve Teki Bokshi e konsideroi këtë një absurd dhe një mosnjohje absolute të rrethanave në Kosovë.
Së fundmi avokati Bokshi theksoi se në qëndrimin e tij bastisja e shtëpive të të akuzuarve pas konfirmimit të aktakuzës është krejtësisht e paqëndrueshme e sipas tij në 40 vite karrierë kjo është diçka e pazakontë që nuk ka ndodhur kurrë.
Lexoni gjithashtu:
Krasniqi para Speciales, ish-sekretari i UÇK njihet me akuzat në dhomat e specializuara në Hagë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania