Kredia për shtëpi nuk do merret lehtë, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

8 Gusht 2025 | 19:23

Banka e Shqipërisë pret që kërkesa e qytetarëve për kredi hipotekore të bjerë. Politikat e reja për kreditimit dhe situata ne treg do te nikojne tek ulja e kerkeses.

Të marrësh një kredi për të blerë banesë pritet të bëhet më e vështirë. Banka e Shqipërisë ka konstatuar në raportin e fundit mbi Aktivitetin Kreditues se kërkesa nga ana e qytetarëve do të pësojë rënie, ndërkohë që edhe reagimi i sistemit bankar do të jetë me shtrëngim të kushteve. Krejt e kundërta do të ndodhë me bizneset, kushtet e kreditimit të së cilëve do të lehtësohem për të gjitha llojet e kredive.

“Përqasja e bankave në kreditimin e bizneseve pritet të mbetet e njëjtë edhe në tremujorin e tretë të vitit, për të gjitha kategoritë e biznesit si edhe në të gjitha kreditë lëvruar sipas qëllimit të përdorimit. Në të kundërt, politikat e kreditimit priten të jenë shtrënguese për individët, kryesisht në segmentin e kredive për blerjen e banesave. Kërkesa për kredi e bizneseve pritet të mbetet e lartë për çdo lloj qëllimi të përdorimit. Në të kundërt, kërkesa për kredi e individëve pritet të bjerë në tremujorin e tretë, kryesisht në ato për blerje banesash”, thekson raporti.

Përsa i përket tremujorit të dytë të këtij viti, bankat ndoqën politika të ngjashme kreditimi për bizneset në krahasim me një tremujor më parë. Ato ruajtën standarde, kushte e terma kreditimi të njëjta, si edhe miratuan një raport të ngjashëm kredish me një tremujor më parë, në segmentin e bizneseve.

Nga ana tjetër, ato raportuan një shkallë më e lartë miratimi kredish për individët, në sajë të vlerësimeve të bankave për cilësinë e kredimarrësve dhe të historikut të individëve në tregun e punës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe do shitet me 82.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:26 | 16/07/2026

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

Sektori bankar ka regjistruar një rënie të fitimit gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa kreditimi dhe depozitat vijuan të zgjerohen. Të dhënat e...
21:46 | 15/07/2026

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026