“Krejt e thirrin Rexhon”: Filmi mbi largimin e shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut

11 Shkurt 2025 | 16:34

Një realitet që prek mijëra shqiptarë të Maqedonisë së Veriut tashmë është sjellë në ekran përmes një filmi që po ngjall debat të gjerë.

Përmes personazheve të bazuara në histori të vërteta, filmi “Krejt e thirrin Rexhon” pasqyron padrejtësitë dhe jetën e vështirë që ka detyruar shumë shqiptarë të braktisin vendlindjen.

Regjisori Ibër Dehari është frymëzuar nga jeta reale e një punëtori të vetëm në një fshat të Kumanovës, ndërsa shumica e banorëve tashmë kanë emigruar.

“Inspirimi është marrë nga një person real, Rexhep Nushi, i cili jeton në fshatin tim. Ai është një nga punëtorët e fundit që ka mbetur. Për ironi, sot kemi punëtorë nga Shqipëria që vijnë për të punuar në fshatin tonë, sepse edhe atje njerëzit po largohen”, thotë regjisori Ibër Dehari.

Përmes skenave të fuqishme dhe rrëfimeve emocionale, filmi shfaq luftën e përditshme për një jetë më të mirë dhe vështirësitë e të rinjve që nuk shohin perspektivë në vendin e tyre.

“Është një betejë e ashpër. Diskriminimi ndoshta nuk është aq i theksuar në baza etnike, sa në baza partiake. Kush është me partinë, ka më shumë mundësi. Edhe pse jam regjisor dhe kam realizuar këtë film, sot ende mendoj të largohem nga ky vend, sepse nuk e gjej vlerësimin që meritoj”, thotë regjisori Ibër Dehari.

Filmi ka bërë bujë në kinematë e Shkupit, Prishtinës dhe Tiranës, ku ka mbushur sallat me shikues dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga problemet më të mëdha të shoqërisë, emigrimin.

“Në 20 vitet e fundit nga Maqedonia e Veriut janë larguar mbi 200 mijë qytetarë, prej të cilëve 66% janë shqiptarë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026