Kremlini i cilëson sanksionet ndaj Putin politikisht shkatërruese
Rusia paralajmëroi të mërkurën se vendosja e sanksioneve direkte ndaj presidentit Vladimir Putin, të paralajmëruara nga presidenti amerikan Joe Biden, do të jenë “politikisht shkatërruese”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se kongresmenët dhe senatorët amerikanë që po shqyrtojnë sanksionet personale ndaj Putin kanë harruar faktin se rusëve u janë ngrirë asetet, pronat dhe llogaritë bankare jashtë shtetit.
Rrjedhimisht, “sanksionet individuale ndaj Putin nuk do të jenë të dhimbshme, por politikisht shkatërruese”, deklaroi Peskov, i cili më herët ka paralajmëruar se sanksionet e mëtejshme do të dëmtojnë marrëdhëniet diplomatike.
E ndërsa në Paris nisën bisedimet 4-palëshe për Ukrainën, Rusia mbajti stërvitje të reja ushtarake në tokë dhe det, si dhe lëvizi më shumë trupa dhe avionë luftarake në Bjellorusi për një tjetër stërvitje që do të nisë muajin e ardhshëm.
Thuajse 8 vjet nga aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe nisja e luftimeve nga separatistët pro-rusë në Donbas dhe rajone të tjera në lindje të Ukrainës, ish-republika sovjetike është kthyer në pikën më të rrezikshme të një përballjeje të mundshme mes Perëndimit dhe Lindjes që nga Lufta e Ftohtë.
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
Izraeli propozim për një tubacion që anashkalon Ngushticën e Hormuzit
Danimarka i përgjigjet Trumpit: Grenlanda nuk është në shitje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s