Kremlini: Perëndimi po kërkon luftë, do ketë pasoja të pashmangshme

30 Maj 2024 | 19:18

Kremlini tha sot se SHBA, NATO dhe disa vende europiane po inkurajonin Ukrainën të vazhdonte atë që ai e quajti “luftën e pakuptimtë” të Kievit me Rusinë dhe i akuzoi ata për përshkallëzimin e tensioneve në javët e fundit.

Ishte zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ai që akuzoi disa vende perëndimore për rritjen e tensioneve në javët e fundit duke lejuar Ukrainën të përdorë armët që kishin furnizuar kundër objektivave brenda Rusisë, diçka që SHBA-ja nuk ka pranuar ende publikisht.

“Vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, Shtetet e Bashkuara në veçanti, kryeqytetet e tjera europiane, ditët dhe javët e fundit kanë nisur një raund të ri përshkallëzimi.

Ata po e bëjnë këtë qëllimisht. Ata po e inkurajojnë Ukrainën në çdo mënyrë të mundshme për të vazhduar këtë luftë të pakuptimtë. E gjithë kjo, natyrisht, do të ketë pasoja të pashmangshme dhe në fund do të jetë shumë e dëmshme për interesat e atyre vendeve që kanë marrë rrugën e përshkallëzimit”, tha Peskov.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026