Kremlini: Putin pranoi disa propozime të SHBA-së për Ukrainën
Kremlini tha të mërkurën se presidenti rus Vladimir Putin pranoi disa propozime të SHBA-së që synonin t’i jepnin fund luftës në Ukrainë dhe hodhi poshtë të tjera. Më tej Kremlini theksoi se Rusia është e gatshme të takohej me negociatorët amerikanë sa herë që të nevojitej për të arritur një marrëveshje.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i pyetur nëse do të ishte e saktë të thuhej se Putini i kishte refuzuar propozimet e SHBA-së, ai tha se nuk do të ishte kështu.
“Dje për herë të parë u zhvillua një shkëmbim i drejtpërdrejtë pikëpamjesh”, tha Peskov. “Disa gjëra u pranuan, disa gjëra u shënuan si të papranueshme – ky është një proces normal pune për të gjetur një kompromis”, shtoi ai.
Peskov tha se Rusia i ishte mirënjohëse Trumpit për përpjekjet e tij, por se Kremlini nuk do të jepte komente të vazhdueshme mbi diskutimet me Shtetet e Bashkuara, pasi publiciteti nuk ka gjasa të jetë konstruktiv.
“Puna po kryhet aktualisht në nivel ekspertësh”, tha Peskov. “Është në nivel ekspertësh që duhet të arrihen rezultate të caktuara që më pas do të bëhen baza për kontakte në nivelin më të lartë,” shtoi ai.
Putin të martën tha se fuqitë evropiane po përpiqeshin të prishnin bisedimet e paqes duke propozuar ide që ishin absolutisht të papranueshme për Rusinë.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia