Krerët e drejtësisë në Elbasan: Ne hetojmë persona me rrezikshmëri, gjykata i liron për mungesë provash

16 Dhjetor 2020 | 20:43

Në Elbasan një pjesë e ngjarjeve kriminale vijojnë të mbeten pa autorë. Për emisionin Unpublished në Euronews Albania, krerët më të lartë të drejtësisë atje por edhe ekspertë e politikanë hedhin dyshime për lirimet e bëra nga gjykata.

Kreu i organit të akuzës për Elbasanin Kreshnik Ajazi, thekson se për disa nga emrat e dyshuar si të implikuar në vrasjet mafioze në këtë qytet, janë mbledhur prova që prokuroria i ka cilësuar të mjaftueshme për të vënë pas hekurave këta persona. Por ka qenë gjykata ajo që i ka liruar ata.

“Prokuroria ka pasur prova për një kategori të caktuar ngjarjesh, bindje e cila nuk

është mbështetur nga Gjykata. Më pas personat në fjalë që kanë qenë të dyshuar me prova konkrete nga ne, janë liruar. Ky është diskutim në bazën e provave. Në fund fare është Gjykata ajo që vlerëson qëndrimin e palëve”,-thotë zoti Ajazi.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe drejtori i policisë së Elbasanit, Shatro.

“Një gjë e tillë kërkon kohë për të qenë të besueshëm para gjykatës. Këto ngjarje janë specifike dhe kanë mjaft vështirësi për dokumentimin e tyre”,-shprehet zoti Shatro.

Këtë vit Elbasani është tronditur nga 4 vrasje të tipit mafioz të lidhursa me pazaret e prishura të drogës mes grupeve rivale. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026

Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë

Gazetari Flogert Muça ka folur për Euronews Albania në emisionin “Now” me Erla Mëhillin. Muça ka komentuar listat e propozuara nga kreu i PD-së, Sali...
22:24 | 01/07/2026