Kreshnik Çollaku: Kosova duhet të dalë nga kompleksi ekzistencial

22 Shtator 2021 | 21:36

Kreshnik Çollaku, deputet i Partisë Demokratike, shprehet se Kosova përmes reciprocitetit me Serbinë del nga kompleksi “ekzistencial” ku ka hyrë përmes dialogut.

Sipas tij, nuk është vetëm interesi i Kosovës njohja e ndërsjellë por e njëjta gjë vlen edhe për Serbinë.

“Qëllimi i Kosovës nuk duhet të jetë njohja nga Serbia, duhet të jetë dhe qëllimi i Serbisë njohja nga Kosova. Pse duhet të ecim me këtë kompleksin ekzistencial, mund të ekzistojnë Kosovë edhe 100 vjet të tjera pa e njohur Serbia. Është avantazh që ne vetë ia japim dhe reciprociteti këtë e zhbën”, tha ai.

Zyrtari i PD thotë se në arenën ndërkombëtare njohja e Kosovës nga Organizata e Kombeve të Bashkuara vjen nga vendosja e vetos që bën Rusia dhe Kina në Këshillin e Sigurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026