Kreshnik Spahiu paralajmëron Ramën: Do marr pushkën kundër këtij pushteti nëse…

7 Mars 2023 | 22:05

Analisti Kreshnik Spahiu komentoi VKM për shembjen e ndërtesave që kanë kaluar mbi 50 vjet.

Spahiu në emisionin “Now” në Euronews Albania, theksoi se nëse qeveria do të ketë një VKM me standarde europiane, do të jetë pro vendimit por nëse bëhet i imponuar nga oligarkët do të marrë “pushkën ndaj pushtetit “

“Nëse qeveria do të ketë një VKM të standardit evropian unë do jem i gatshëm të  bëhem avokat i qeverisë, për çështjen e rinovimit të pallateve që kanë mbi 50 vjet, dhe nëse është një VKM e imponuar nga oligarkë unë do  bëhem revolucionar dhe do marrë pushkën kundër këtij pushteti. Ka një standard europian në legjislacionin për rinovimin dhe mirëmbajtjen e objekteve që konsiderohen monument kulture. A e dini se është standardi që e ndan abuzimin me të drejtën në këtë histori. Është e drejta e pronës, që do të thotë a do të parashikojë qeveria  në këtë projekt të drejtën prioritare të pronarëve për ta rinovuar projektin apo për ta prishur atë.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026