Kreshnik Spahiu: Pse Lefter Koka është bërë ‘kurban’

21 Shtator 2022 | 21:59

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se ish-ministri Lefter Koka është vetëm maja e ajsbergut në aferën korruptive të inceneratorëve.

Në emisionin Now në Euronews Albania Spahiu vlerësoi si arritje pozitive të Prokurorisë faktin që gjatë qeverisje së PS ka vënë pas hekurave qeveritarë dhe jo opozitarë, siç ka ndodhur në kohën kur qeveriste PD.

Por sipas tij, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, aktualisht në burg për çështjen e inceneratorëve, është bërë ‘kurban’ për të fshehur këtë çështje.

“Unë kam bindjen time se Lefter Koka është bërë kurban. Mendoj që Koka është ‘kurban’, është maja e ajsbergut të kësaj çështjeje, një thërrime në aferën korruptive. Gjithë Shqipëria e di lidhjet e nivelit të lartë të tre kokave të inceneratorëve. Dihet kush ishin miqtë e ngushët të këtyre personave”, tha Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026